Abrashi: Presidentja u zgjodh pa presione ndërkombëtare
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tha në emisionin “Debat Plus” se, sipas tij, për herë të parë Kosova e ka zgjedhur presidenten pa ndërhyrje, presione apo kushtëzime nga faktori ndërkombëtar.…

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tha në emisionin “Debat Plus” se, sipas tij, për herë të parë Kosova e ka zgjedhur presidenten pa ndërhyrje, presione apo kushtëzime nga faktori ndërkombëtar.
Ai e cilësoi marrëveshjen mes LVV-së dhe PDK-së si shenjë të pjekurisë politike, duke theksuar se dy forca që i konsideron “shumë antagoniste” arritën të merren vesh dhe ta paraqesin marrëveshjen hapur para publikut.
“Pa presione ndërkombëtare, pa kushtëzime ndërkombëtare, pa zarfe”, deklaroi Abrashi.
Sipas tij, zgjidhja e krizave politike në Kosovë për një kohë të gjatë kishte qenë e varur nga ndërmjetësimi ndërkombëtar. Ai e vlerësoi pozitivisht arritjen e marrëveshjes për presidenten mes dy partive.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


