Zelensky pranon mundësinë e takimit me Putinin në Turqi
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi për bisedime mbi përfundimin e luftës, duke theksuar se Ukraina nuk do t’i njohë…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi për bisedime mbi përfundimin e luftës, duke theksuar se Ukraina nuk do t’i njohë si ruse territoret e pushtuara.
Në një intervistë për CNN Türk, të përcjellë nga agjencia Ukrinform, ai e vlerësoi Turqinë si ndërmjetësuese të mundshme dhe përmendi kanalet e komunikimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan me Putinin.
“Po, ne jemi gati. Jemi gati për këtë takim në Turqi”, deklaroi Zelensky.
Sipas tij, bisedimet mes ekipeve teknike dhe delegacioneve nuk e kanë ndalur luftën, prandaj nevojitet përfshirja e drejtpërdrejtë e liderëve. Ai tha se garancitë e sigurisë, rindërtimi i Ukrainës dhe çështja territoriale duhet të trajtohen në atë nivel.
Zelensky theksoi gjithashtu se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret e saj, përfshirë Krimenë. Njohja e territoreve të pushtuara si pjesë e Rusisë, sipas tij, do të binte ndesh me Kushtetutën dhe vullnetin e shoqërisë ukrainase.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


