Pa kategori

Krasniqi akuzon OVL-në dhe PDK-në se pengojnë mbrojtjen në Hagë

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar drejtuesit e OVL-UÇK-së dhe PDK-në se, me veprimet e tyre, pengojnë organizimin institucional dhe shoqëror për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.…

Krasniqi akuzon OVL-në dhe PDK-në se pengojnë mbrojtjen në Hagë
Dëgjo artikullin 1 min

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar drejtuesit e OVL-UÇK-së dhe PDK-në se, me veprimet e tyre, pengojnë organizimin institucional dhe shoqëror për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në postimin e tij, pas paralajmërimit të protestës nga OVL-ja për të hënën, ai pretendon se po tentohet bllokimi i institucioneve të nevojshme edhe për koordinimin e apelit.

“Pra, OVL-PDK me sjelljet e tyre janë aktualisht armiku numër 1 i organizimit shtetëror dhe shoqëror për mbrojtjen e krerëve në gjykatën së Hagës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka cilësuar drejtuesit e OVL-së si “zaptues” dhe ka pretenduar se janë në koordinim me “mbetjet” e PDK-së për të shantazhuar shtetin. Këto janë akuza të Krasniqit në postimin e tij.

Krasniqi ka kritikuar edhe dokumentin e propozuar në formë ligji, duke e paraqitur si mjet të një loje parazgjedhore. Ai ka akuzuar organizatorët për keqpërdorim të logos së UÇK-së dhe abuzim në emër të kategorive të luftës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top