Duffy thirrje Kongresit për fonde pas bllokimit të fluturimeve
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, i kërkoi Kongresit financime shtesë për modernizimin e kontrollit të trafikut ajror, pas ndërprerjes që bllokoi mijëra fluturime në SHBA. Në konferencën për shtyp,…

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, i kërkoi Kongresit financime shtesë për modernizimin e kontrollit të trafikut ajror, pas ndërprerjes që bllokoi mijëra fluturime në SHBA.
Në konferencën për shtyp, ai tha se deri tani janë investuar 12.5 miliardë dollarë, ndërsa investimi total duhet të arrijë në 50 miliardë dollarë. Duffy argumentoi se infrastruktura e vjetëruar kërkon ndërhyrje urgjente.
Sipas tij, defekti dyshohet se lidhet me punimet për riparimin e kabllove të vjetra të bakrit, por shkaku i saktë mbetet i paqartë. Ai tha se autoritetet nuk besojnë se bëhej fjalë për sulm kibernetik dhe se sistemet u rikthyen në funksion pasi u izolua zona e punimeve.
Drejtuesi i Administratës Federale të Aviacionit, Brian Bedford, tha se pezullimi katërorësh ishte masë paraprake për identifikimin e problemit. Ai paralajmëroi se sistemi do të vazhdojë të ketë probleme deri në zëvendësimin e infrastrukturës së vjetëruar.
Në një përditësim të 14 nëntorit, Duffy njoftoi rikthim gradual të operacioneve, por paralajmëroi se vonesat dhe anulimet do të vazhdonin ndërsa kompanitë riorganizonin fluturimet.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


