Pa kategori

Zelensky dhe Witkoff në Oslo për raportet Kiev–Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff zhvilluan bisedime në Oslo, me synimin për t’i orientuar marrëdhëniet drejt një rruge më konstruktive, sipas kryeministrit norvegjez Jonas Gahr…

Zelensky dhe Witkoff në Oslo për raportet Kiev–Uashington
Dëgjo artikullin 1 min

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff zhvilluan bisedime në Oslo, me synimin për t’i orientuar marrëdhëniet drejt një rruge më konstruktive, sipas kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre.

BBC raportoi se në bisedime mori pjesë përmes videolidhjes edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Përpara takimit me Witkoff-in, Zelensky u takua me Støren dhe presidentin finlandez Alexander Stubb.

Sipas kryeministrit norvegjez, Zelensky i kishte kërkuar Norvegjisë dhe Finlandës të organizonin bisedime me aleatët amerikanë dhe evropianë, në një “moment kritik për Ukrainën”. Duke folur para gazetarëve në parlamentin norvegjez, Støre tha se synimi është përfundimi i luftës përmes diplomacisë dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme e të drejtë.

Takimi zhvillohet ndërsa marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit janë ftohur. Trump ka deklaruar së fundmi se dikush tjetër duhet të negociojë në emër të Ukrainës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top