Pa kategori

Ligji për Specialen të hënën në Komision, shqyrtimi në 08:00

Komisioni për Legjislacion do të shqyrtojë të hënën, më 5 tetor, në orën 08:00, projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mbledhjen…

Ligji për Specialen të hënën në Komision, shqyrtimi në 08:00
Dëgjo artikullin 1 min

Komisioni për Legjislacion do të shqyrtojë të hënën, më 5 tetor, në orën 08:00, projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mbledhjen e njoftoi kryetari i Komisionit, Vigan Qorrolli, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Qorrollit, mbledhja do të mbahet në sallën N-10 dhe do t’i kushtohet projektligjit dhe aspekteve të tij juridike, pas ngarkimit të Komisionit me shqyrtimin e tij.

“Ftohen deputetët dhe mediat që të marrin pjesë në këtë mbledhje!” shkroi Qorrolli.

Shqyrtimi në Komision është caktuar një orë përpara orarit të seancës që ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje për të hënën. Në kërkesën e LVV-së për seancë në orën 09:00 përfshihet edhe ky projektligj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top