Pa kategori

Zeka: Zgjedhjet e reja të panevojshme, duhet kompromis për presidentin

Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, sipas Zekës. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online, u bëri thirrje partive të arrijnë…

Zeka: Zgjedhjet e reja të panevojshme, duhet kompromis për presidentin
Dëgjo artikullin 1 min

Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, sipas Zekës. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online, u bëri thirrje partive të arrijnë kompromis për presidentin dhe të mundësojnë funksionimin e plotë të institucioneve.

Ai tha se një proces i mundshëm i katërt zgjedhor brenda dy vjetësh do të ishte i panevojshëm edhe përtej kostos financiare, duke argumentuar se rezultatet zgjedhore nuk po pësojnë ndryshime të mëdha.

Zeka ia ngarkoi një përgjegjësi më të madhe partisë që bart pushtetin, për shkak të numrit më të madh të votave të fituara, por kërkoi angazhim edhe nga opozita për konsensus.

Sipas tij, mungesa e institucioneve plotësisht funksionale ka penguar reformat socio-ekonomike dhe proceset e integrimit euro-atlantik. Ai theksoi se disa reforma kërkojnë ndryshime ligjore dhe miratimin e Kuvendit.

Zeka propozoi uljen e TVSH-së për më shumë produkte dhe uljen ose heqjen e akcizës për produkte të tjera, si masa që, sipas tij, do të ndihmonin në përballimin e shtrenjtimit të jetesës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top