Mihali akuzon anëtarë të PDK-së për sulme ndaj LVV-së
Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, akuzoi sot persona që ajo i identifikoi si anëtarë të PDK-së për sulme ndaj drejtuesve të LVV-së jashtë institucioneve shtetërore. Në një…

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, akuzoi sot persona që ajo i identifikoi si anëtarë të PDK-së për sulme ndaj drejtuesve të LVV-së jashtë institucioneve shtetërore. Në një postim në Facebook për protestën lidhur me Specialen, ajo pretendoi se veprime të tilla po ia forcojnë tezën prokurorisë speciale.
“As nuk zgjidhni gjë as nuk ia lehtësoni dikujt dënimin”, shkroi Mihali. Sipas saj, sulmet ndaj kundërshtarëve politikë e rëndojnë situatën e të dënuarve në Hagë.
Mihali tha se personat që po sulmohen e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe përmendi ish-ushtarë të UÇK-së, ish-të burgosur politikë dhe aktivistë. Ajo përsëriti qëndrimin kundërshtues të LVV-së ndaj gjykatës: “Jo gjykatës atëherë. Jo dhe tani”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


