Pa kategori

FFK do ta nderojë Valon Berishën në mbrëmjen Kosovë–Austri

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se do të organizojë një ceremoni përshëndetëse për Valon Berishën në kuadër të ndeshjes ndaj Austrisë. Ceremonia vjen pas pensionimit të mesfushorit nga kombëtarja,…

FFK do ta nderojë Valon Berishën në mbrëmjen Kosovë–Austri
Dëgjo artikullin 1 min

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se do të organizojë një ceremoni përshëndetëse për Valon Berishën në kuadër të ndeshjes ndaj Austrisë. Ceremonia vjen pas pensionimit të mesfushorit nga kombëtarja, ku ishte pjesë për një dekadë.

Sipas FFK-së, nderimi bëhet në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij me fanellën e Kosovës. “Faleminderit për gjithçka, Valon!”, thuhet në njoftimin e federatës.

Berisha e mbylli rrugëtimin me Kosovën me 54 paraqitje dhe katër gola. Ai kishte zgjedhur të përfaqësonte Kosovën pasi kishte luajtur edhe për kombëtaren e Norvegjisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top