Mladenov veçon kontributin e Shqipërisë, Kosovës dhe Marokut për Gazën
Përfaqësuesi i Lartë për Gazën në kuadër të Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, e cilësoi mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe Marokut si thelbësore për sigurinë, qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës,…

Përfaqësuesi i Lartë për Gazën në kuadër të Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, e cilësoi mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe Marokut si thelbësore për sigurinë, qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës, duke mirëpritur marrëveshjen e re të Shqipërisë për misionin.
Në një postim në X, ai falënderoi Shqipërinë për mbështetjen shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitetet për planifikimin e operacioneve që parashikon marrëveshja me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Sipas Mladenovit, kontributet e tri vendeve do të ndihmojnë edhe përpjekjet humanitare dhe sundimin e ligjit. Ai i vendosi këto angazhime në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës dhe Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Edhe Bordi i Paqes, në njoftimin e tij të 23 tetorit, tha se kontributi shqiptar i shtohet atij të Kosovës dhe Marokut. Kosova e kishte formalizuar më herët pjesëmarrjen në mision, përmes marrëveshjes teknike të nënshkruar më 7 shtator nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, dhe komandanti i forcës ndërkombëtare, Jasper Jeffers.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


