Pa kategori

Shiroka-Pula merr detyrën, Haxhiu i dorëzon Kushtetutën

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës në ceremoninë e inaugurimit, ku ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia dorëzoi Kushtetutën. Ceremonia pason zgjedhjen e saj…

Shiroka-Pula merr detyrën, Haxhiu i dorëzon Kushtetutën
Dëgjo artikullin 1 min

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës në ceremoninë e inaugurimit, ku ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia dorëzoi Kushtetutën.

Ceremonia pason zgjedhjen e saj me 81 vota në Kuvend, në votimin e zhvilluar në mesnatën mes së martës dhe së mërkurës. Zgjedhja erdhi pas dakordimit politik mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në fjalimin pas zgjedhjes, Shiroka-Pula tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi të madhe.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top