Pa kategori

Mustafa: Ligji e dha efektin politik, mbrojtja kërkon angazhim

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, vlerësoi se ligji për Dhomat e Specializuara e ka përmbushur efektin politik, por mbrojtja e bashkëluftëtarëve të tij kërkon angazhim të vazhdueshëm juridik, diplomatik dhe…

Mustafa: Ligji e dha efektin politik, mbrojtja kërkon angazhim
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, vlerësoi se ligji për Dhomat e Specializuara e ka përmbushur efektin politik, por mbrojtja e bashkëluftëtarëve të tij kërkon angazhim të vazhdueshëm juridik, diplomatik dhe shtetëror.

Në postimin e tij, Mustafa e lidhi këtë vlerësim me votimin në Kuvend, zgjedhjen e Presidentes dhe thirrjet e përbashkëta për UÇK-në. Sipas tij, këto treguan se uniteti kombëtar është i mundur kur bëhet fjalë për interesin e vendit.

“Ligji e përmbushi efektin politik dhe shtetëror që na duhej: bashkoi zërin tonë dhe hapi rrugën përpara”, shkroi ai.

Mustafa tha se mbrojtja e bashkëluftëtarëve është përgjegjësi që tejkalon partitë dhe interesat politike. Ai bëri thirrje për bashkërendim institucional dhe përdorimin e mjeteve ligjore e diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Kushdo që përpiqet ta shfrytëzojë këtë çështje për interesa të ngushta, duhet ta dijë se nuk do të ketë sukses”, shkroi Mustafa, pa përmendur emra apo subjekte konkrete.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top