Pa kategori

Ramadani: Me 61 vota, ligji për Specialen kalon pa ndryshime

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, vlerëson se Kuvendi mund ta përmbysë veton e presidentes për ligjin për Specialen me 61 vota, por pa ia ndryshuar përmbajtjen ligjit. Në një postim…

Ramadani: Me 61 vota, ligji për Specialen kalon pa ndryshime
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, vlerëson se Kuvendi mund ta përmbysë veton e presidentes për ligjin për Specialen me 61 vota, por pa ia ndryshuar përmbajtjen ligjit.

Në një postim në Facebook, ai kundërshtoi mundësinë e ndryshimit të tekstit pas kthimit të tij për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

“Kuvendi me 61 vota mund ta përmbys Veton e Presidentes. Në këtë rast, Ligji hyn në fuqi pa asnjë pikë ndryshimi”, shkroi Ramadani.

Sipas tij, nëse ligji nuk i merr votat e nevojshme, çështja duhet të trajtohet nga fillimi.

Presidentja e ktheu ligjin pas kërkesës së PDK-së. Ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, ka thënë se koha shtesë duhet të shërbejë për heqjen e mëdyshjeve dhe forcimin e bazës juridike të ligjit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top