Haxhiu protestuesve: “Dhuna e dëmton kauzën” e UÇK-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje sot protestuesve para Kuvendit të ruajnë qetësinë, duke thënë se dhuna dëmton kauzën e UÇK-së dhe të çlirimtarëve. “Dhuna e…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje sot protestuesve para Kuvendit të ruajnë qetësinë, duke thënë se dhuna dëmton kauzën e UÇK-së dhe të çlirimtarëve.
“Dhuna e dëmton kauzën që të gjitha duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve”, tha Haxhiu nga foltorja e Kuvendit.
Ajo theksoi se e drejta për protestë garantohet me Kushtetutë dhe duhet të respektohet. Thirrjen e bëri pas miratimit në parim të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Kuvendi votoi në parim Projektligjin, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që ta ruajnë qetësinë dhe protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore”, deklaroi Haxhiu.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


