Tahiri fton VV-në në sallë për votimin e dytë për Specialen
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes të paraqiten sa më shpejt në sallën e Kuvendit të Kosovës, që të mbahet seanca për leximin e dytë…

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes të paraqiten sa më shpejt në sallën e Kuvendit të Kosovës, që të mbahet seanca për leximin e dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një konferencë për media, ai kërkoi që projektligji të sillet menjëherë në Kuvend dhe tha se, sipas tij, nuk ka arsye për të mos e bërë këtë. “Ligji duhet të vijë menjëherë. Aleanca kërkon menjëherë me e sjellë. Nuk ka asnjë arsyetim pse të mos vijë ligji”, tha Tahiri.
Tahiri shprehu gjithashtu shqetësimin e Aleancës për zhvillimet brenda dhe jashtë Kuvendit. “Ne po e përcjellim me shqetësim situatën e cila është në Kuvend të Kosovës dhe jashtë Kuvendit”, deklaroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


