Ymeri: Fermerët ende pa pagesat e vitit 2026
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se fermerët ende nuk i kanë marrë pagesat direkte për vitin 2026, megjithëse ka hyrë tetori, dhe se i ka dërguar Ministrisë së Bujqësisë,…

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se fermerët ende nuk i kanë marrë pagesat direkte për vitin 2026, megjithëse ka hyrë tetori, dhe se i ka dërguar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural një kërkesë për përgjigje zyrtare.
Në postimin e saj në Facebook, Ymeri tha se kërkesa për pagesat direkte 2026 erdhi pas ankesave të fermerëve. Ajo kritikoi mungesën e përgjigjeve nga Ministria, duke theksuar se “heshtja, mos-përgjigja nuk është zgjidhje”.
Ymeri paralajmëroi gjithashtu se do ta rikthejë në seancat e Kuvendit të Kosovës çështjen e informatave për grurin serb, nëse nuk merret parasysh paralajmërimi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Ajo e cilësoi mungesën e këtyre informatave si fshehje të tyre.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


