Pa kategori

Nushi akuzon PDK-në se i vuri protestuesit në lajthitje

Nol Nushi pretendoi se PDK-ja i vuri protestuesit në lajthitje për efektin e votimit të ligjit dhe e lidhi këtë proces me zgjedhjen e presidentes, duke thënë se në fund…

Nushi akuzon PDK-në se i vuri protestuesit në lajthitje
Dëgjo artikullin 1 min

Nol Nushi pretendoi se PDK-ja i vuri protestuesit në lajthitje për efektin e votimit të ligjit dhe e lidhi këtë proces me zgjedhjen e presidentes, duke thënë se në fund Albin Kurti përfitoi një presidente.

“PDK-ja nuk i ka tregu drejte protestueseve i ka qite ne lajthitje. Diqysh u doke qe kur të votohet ky ligj ata kthehen. E në fund, në këmbim të kësaj, në aksham pazar ia dha Kurtit një presidente. Nuk ia kanë pasur borxh protestuesit këtë punë”, deklaroi Nushi.

Ai vuri në pikëpyetje efektin konkret të ligjit, duke argumentuar se procesi kishte shërbyer për të qetësuar protestuesit dhe qytetarët e revoltuar.

“Çka mbërritëm me këtë punë? Mbërritëm me i qetësu njerëzit që ishin të revoltuar, po ju dhamë një ligj që do të shkrihet si topat e borës”, tha ai.

Nushi përmendi edhe Donika Gërvallën, duke thënë se, si ministre e Drejtësisë, ajo do të ketë rol në betejën ligjore për këtë ligj me institucionet e Bashkimit Evropian.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top