Wilson: Qeveria shqiptare të përmbahet nga dhuna ndaj protestuesve
Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson i bëri thirrje qeverisë shqiptare të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve, duke shprehur shqetësim të madh për atë që e cilësoi si krizë…

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson i bëri thirrje qeverisë shqiptare të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve, duke shprehur shqetësim të madh për atë që e cilësoi si krizë në përshkallëzim në Shqipëri.
Në një postim në platformën X më 17 tetor, Wilson theksoi se populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Ai e përmendi Shqipërinë si aleate të NATO-s.
Wilson theksoi gjithashtu se të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit. Qëndrimi i tij vjen pas protestave të ditëve të fundit në Shqipëri.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


