Pa kategori

Canaj: Çfarë pret nga presidentja para nënshkrimit të ligjit të Speciales

Analisti Blerim Canaj tha në RTV21 se pret që presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, fillimisht t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe më pas ta nënshkruajë ligjin për…

Canaj: Çfarë pret nga presidentja para nënshkrimit të ligjit të Speciales
Dëgjo artikullin 1 min

Analisti Blerim Canaj tha në RTV21 se pret që presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, fillimisht t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe më pas ta nënshkruajë ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sipas Canajt, një kërkesë zyrtare për vizitë në Hagë do të ishte tregues i seriozitetit të presidentes për mbështetjen ndaj tyre.

“Unë pres që presidentja së pari të bëjë një kërkesë për të shkuar t’i vizitojë ata në Hagë dhe, kur të kthehet prej Hagës, ta nënshkruajë ligjin. Seriozitetin e saj e shoh kur ta shoh kërkesën e saj për t’i vizituar ata atje. Ky do të ishte një mesazh”, tha Canaj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top