Pa kategori

Nagavci: Ligji për Specialen nuk siguron kthimin e ish-krerëve

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk sigurojnë kthimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në atdhe, nuk i shfuqizojnë aktgjykimet dhe nuk e zëvendësojnë apelin, deklaroi shefja e Grupit Parlamentar…

Nagavci: Ligji për Specialen nuk siguron kthimin e ish-krerëve
Dëgjo artikullin 1 min

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk sigurojnë kthimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në atdhe, nuk i shfuqizojnë aktgjykimet dhe nuk e zëvendësojnë apelin, deklaroi shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Në një postim në Facebook, ajo tha se kërkesat që Presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim po vijnë ende pa kaluar dy javë nga miratimi i ndryshimeve. Sipas saj, kjo rikthen në vëmendje shqetësimet që VV-ja kishte ngritur për procedurën e përshpejtuar, përmbajtjen dhe problemet e mundshme kushtetuese.

Nagavci tha se, pavarësisht rezervave, partia e saj e kishte mbështetur ligjin me dëshirën që nismat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së të jepnin rezultate konkrete. Ajo rikujtoi gjithashtu se VV-ja e kishte kundërshtuar themelimin e Speciales që në vitin 2015.

Si rrugë përpara, Nagavci kërkoi një strategji shtetërore, përgatitje serioze juridike për apelin dhe angazhim diplomatik.

“Drejtësia për çlirimtarët kërkon seriozitet, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje juridikisht të qëndrueshme, jo vetëm miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara”, shkroi ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top