Von der Leyen lidh zgjerimin me mbrojtjen e vlerave demokratike
Bashkimi Europian duhet të përgatitet për zgjerim dhe të përcaktojë si t’i mbrojë më mirë vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen,…

Bashkimi Europian duhet të përgatitet për zgjerim dhe të përcaktojë si t’i mbrojë më mirë vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, lidhur me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ne duam të sigurohemi që Bashkimi Europian të jetë i gatshëm të zgjerohet dhe do të përcaktojmë mënyrën se si të mbrojmë më mirë atë që qëndron në zemër të Europës, që janë vlerat tona demokratike dhe sundimi i ligjit”.
Në përmbledhjen e vizitës së saj në rajon javën e kaluar, Komisioni Europian theksoi se përgatitja për anëtarësim kërkon gatishmëri edhe nga vetë BE-ja për t’i mirëpritur vendet kandidate.
Në një postim në X, Komisioni Europian për Zgjerimin e vlerësoi përparimin e partnerëve si real, duke theksuar se reformat mbeten kyçe. Von der Leyen vizitoi katër nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në turneun e saj të gjashtë radhazi në rajon.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


