Pa kategori

Rrecaj: Çfarë i duhet Kosovës për ndryshimin e marrëveshjes për Specialen

Marrëveshja Kosovë-BE për Dhomat e Specializuara mund të ndryshohet vetëm me pëlqimin e palëve, sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare Besfort Rrecaj, i cili tha për Radion Evropa e Lirë…

Rrecaj: Çfarë i duhet Kosovës për ndryshimin e marrëveshjes për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Marrëveshja Kosovë-BE për Dhomat e Specializuara mund të ndryshohet vetëm me pëlqimin e palëve, sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare Besfort Rrecaj, i cili tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të kërkojë fillimisht dakordim me Bashkimin Evropian.

“Kosova mund dhe duhet ta propozojë hapjen e negociatave me BE-në për ndryshimin e marrëveshjes, duke e përshtatur atë me ndryshimet e reja”, tha Rrecaj. Ai theksoi se çdo ndryshim duhet të ruajë pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e proceseve gjyqësore.

Vlerësimi vjen pas ndryshimeve që Kuvendi miratoi më 6 tetor në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ato synojnë ta kalojnë shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit nga Dhoma Kushtetuese e Speciales në Hagë te Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sipas Rrecajt, ndryshimi i ligjit vendor nuk e ndryshon automatikisht marrëveshjen ndërkombëtare. Nëse ligji bie ndesh me marrëveshjen me BE-në, ai nuk mund të përdoret për ta tejkaluar atë.

BE-ja ka deklaruar se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. PDK-ja, e cila i propozoi, e ka kundërshtuar këtë vlerësim, duke thënë se nuk po kërkon zhbërjen e Speciales.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top