Tahiri sfidon Whitingun për krahasimin e krerëve të UÇK-së me Mladiqin
Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, i kërkoi Alex Whitingut të shpjegojë bazën e krahasimit që, sipas Tahirit, ish-zëvendëskryeprokurori i Speciales ka bërë mes krerëve të UÇK-së dhe Ratko…

Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, i kërkoi Alex Whitingut të shpjegojë bazën e krahasimit që, sipas Tahirit, ish-zëvendëskryeprokurori i Speciales ka bërë mes krerëve të UÇK-së dhe Ratko Mladiqit.
Në reagimin e tij, Tahiri kërkoi ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës, duke iu drejtuar posaçërisht Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë që të reagojnë dhe të kërkojnë llogari.
Tahiri tha se çlirimtarët e Kosovës luftuan për liri kundër regjimit kriminal të Millosheviqit dhe jo për gjenocid. Ai kundërshtoi gjithashtu pretendimet që ia atribuoi Whitingut lidhur me mediat në Kosovë dhe transmetuesin publik.
“Ku janë provat se transmetuesi publik (RTK) është i manipuluar”, shkruan Tahiri, duke kërkuar edhe fakte për pretendimin se mediat në Kosovë janë të instrumentalizuara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


