Pa kategori

UN Women: Kosova me grua presidente për herë të tretë

UN Women e cilësoi zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës si moment historik për përfaqësimin e grave, duke theksuar se për herë të tretë një grua do të shërbejë…

UN Women: Kosova me grua presidente për herë të tretë
Dëgjo artikullin 1 min

UN Women e cilësoi zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës si moment historik për përfaqësimin e grave, duke theksuar se për herë të tretë një grua do të shërbejë në këtë post.

Në urimin e publikuar, organizata rikujtoi se Shiroka-Pula ishte edhe gruaja e parë që udhëhoqi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Sipas UN Women, zgjedhja e saj përbën një tjetër moment të rëndësishëm për lidershipin e grave në institucionet më të larta të vendit.

“Si partnere dhe mike e kahershme e UN Women, jemi veçanërisht krenarë që e festojmë këtë arritje dhe mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave”, thuhet në urim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top