Pa kategori
Ulutas pret Vergorin në prag të ndërrimit të komandës
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti sot pasardhësin e tij, gjeneralmajor Roberto Vergori, përpara dorëzim-pranimit të komandës më 14 tetor, sipas njoftimit të KFOR-it. Takimi u zhvillua në selinë…

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti sot pasardhësin e tij, gjeneralmajor Roberto Vergori, përpara dorëzim-pranimit të komandës më 14 tetor, sipas njoftimit të KFOR-it.
Takimi u zhvillua në selinë e misionit, në kampin “Film City” në Prishtinë.
KFOR-i njoftoi se dy komandantët do të bashkëpunojnë ngushtë në ditët vijuese gjatë procesit të tranzicionit, për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve të misionit.
Vergori pritet të marrë drejtimin e misionit të NATO-s në Kosovë më 14 tetor.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


