Behrami për Kurtin: “Edhe hileqar, edhe i poshtër, edhe i dehur!”
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka sulmuar verbalisht kryeministrin Albin Kurti pas konferencës së fundit për zgjedhjen e presidentit, duke shkruar: “Edhe hileqar, edhe i poshtër, edhe i dehur!”…

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka sulmuar verbalisht kryeministrin Albin Kurti pas konferencës së fundit për zgjedhjen e presidentit, duke shkruar: “Edhe hileqar, edhe i poshtër, edhe i dehur!”
Reagimi pasoi deklaratën e Kurtit se PDK-ja kishte refuzuar propozimin për mbështetjen e Bekim Sejdiut për president. Kryeministri përmendi edhe Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin si emra të propozuar më herët.
Kurti i bëri gjithashtu thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, të deklarohet publikisht nëse i gjithë grupi parlamentar i partisë do të marrë pjesë në votimin për president.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


