Mickoski akuzon pjesë të opozitës për gatishmëri ndaj ndërhyrjeve
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pretendoi se disa aktorë të opozitës janë të gatshëm të ndihmojnë përpjekje për bartjen e tensioneve nga jashtë në vend, në këmbim të…

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pretendoi se disa aktorë të opozitës janë të gatshëm të ndihmojnë përpjekje për bartjen e tensioneve nga jashtë në vend, në këmbim të parave dhe premtimeve për poste.
Gjatë fjalimit me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, ai iu referua protestave dhe dhunës në Evropë e në vendet fqinje. Mickoski nuk identifikoi persona apo subjekte konkrete në pjesën e deklaratës së dhënë.
“Dhe nuk do të më habiste nëse ka nga ata që do të përpiqen të na përfshijnë në problemet e tyre ose të transferojnë një pjesë të atmosferës së tyre në jetën tonë të përditshme”, tha ai.
Mickoski e përshkroi Evropën si një “vullkan i trazuar” dhe pretendoi se shërbimet sekrete në Ballkan vazhdojnë të veprojnë.
Në të njëjtin fjalim, ai tha se rruga drejt Bashkimit Evropian duhet ndërtuar përmes reformave, dijes dhe institucioneve të forta, duke ruajtur dinjitetin kombëtar. Ai pranoi lodhjen e qytetarëve nga pritja e gjatë për anëtarësim dhe bëri thirrje për mençuri e unitet.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


