Pa kategori

Çfarë duhet të përgatisë grupi i Konjufcës për Apelin?

Grupi punues i kryesuar nga Glauk Konjufca duhet të hartojë propozimin fillestar të strategjisë shtetërore dhe planin e veprimit për procedurat e Apelit të ish-krerëve të UÇK-së brenda 30 ditëve…

Çfarë duhet të përgatisë grupi i Konjufcës për Apelin?
Dëgjo artikullin 1 min

Grupi punues i kryesuar nga Glauk Konjufca duhet të hartojë propozimin fillestar të strategjisë shtetërore dhe planin e veprimit për procedurat e Apelit të ish-krerëve të UÇK-së brenda 30 ditëve nga konstituimi, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të miratuar të mërkurën.

Strategjia lidhet me procedurat para Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Plani duhet të përcaktojë masat prioritare, institucionet përgjegjëse dhe afatet e zbatimit.

Në grup parashihen përfaqësues të institucucioneve qendrore dhe të grupeve parlamentare, përfshirë LVV-në, PDK-në, LDK-në, Aleancën dhe komunitetet joshumicë.

Ndër detyrat janë identifikimi i çështjeve politike, juridike dhe diplomatike që kërkojnë bashkërendim, propozimi i masave të mbështetjes institucionale dhe bashkëpunimi me ekipet mbrojtëse për dokumentacion e ekspertizë. Vendimi kërkon respektimin e pavarësisë dhe konfidencialitetit të mbrojtjes, si dhe të integritetit të procedurave gjyqësore.

Grupi do të analizojë edhe dokumentacion historik, juridik e gjyqësor dhe do të përgatisë rekomandime për komunikimin ndërkombëtar. Mandati i tij është gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi me vendim të Qeverisë, ndërsa kryeministri duhet të informohet për punën së paku një herë në muaj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top