Çitaku, Trendafilovës: “Pavarësia nuk ju vendos mbi ligjin”
Vlora Çitaku i kërkoi kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke vlerësuar se një video-adresim pa mundësi për pyetje nuk u jep përgjigje shqetësimeve…

Vlora Çitaku i kërkoi kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke vlerësuar se një video-adresim pa mundësi për pyetje nuk u jep përgjigje shqetësimeve për punën e gjykatës.
“Pavarësia nuk ju vendos mbi ligjin. Prejardhja ndërkombëtare e gjyqtarëve nuk është certifikatë pagabueshmërie”, shkroi sekretarja e përgjithshme e PDK-së në reagimin e saj publik.
Çitaku pretendoi se, nën drejtimin e Trendafilovës, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi. Ajo ngriti kritika për transparencën, llogaridhënien dhe mbikëqyrjen e institucionit, duke kërkuar përgjigje konkrete për shqetësimet mbi barazinë e palëve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Sipas saj, kritikat ndaj gjykatës nuk mund të cilësohen thjesht si dezinformim. Ajo kërkoi që Trendafilova të përballet me pyetjet e vështira dhe të mbajë përgjegjësi për drejtimin e institucionit.
Reagimi pasoi video-adresimin ku Trendafilova mbrojti pavarësinë e gjykatës dhe tha se askush nuk mund t’u diktojë gjyqtarëve si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin. Çitaku tha gjithashtu se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


