Pa kategori

Jashari: Besimi te Shiroka-Pula shkon përtej përkatësisë partiake

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, tha se besimi i partisë te presidentja Shiroka-Pula mbështetet në integritetin dhe aftësinë e saj për ta përfaqësuar vendin, jo vetëm në përkatësinë e mëparshme…

Jashari: Besimi te Shiroka-Pula shkon përtej përkatësisë partiake
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, tha se besimi i partisë te presidentja Shiroka-Pula mbështetet në integritetin dhe aftësinë e saj për ta përfaqësuar vendin, jo vetëm në përkatësinë e mëparshme politike.

Në një postim në Facebook, Jashari kujtoi se presidentja kishte qenë deputete dhe ministre nga PDK-ja, por theksoi se vlerësimi për të përfshinte edhe përvojën dhe përkushtimin e dëshmuar ndër vite.

“Mbi të gjitha, kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë në integritetin e saj, në vlerat e saj personale dhe në aftësinë për ta përfaqësuar vendin me dinjitet”, shkroi Jashari.

Deputetja e cilësoi figurën e presidentes si një mundësi të mirë për Kosovën. “Sepse në momente vendimtare, shteti duhet të jetë mbi interesat partiake”, theksoi ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top