Trump: Me Zelenskyn është më vështirë sesa me Putinin
Presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë për Newsmax se e ka më të vështirë të merret me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sesa me presidentin rus Vladimir Putin. “Nuk…

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë për Newsmax se e ka më të vështirë të merret me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sesa me presidentin rus Vladimir Putin.
“Nuk jam një admirues i madh i tij. Mendoj se është më e vështirë të merresh me të sesa me Vladimir Putinin”, u shpreh Trump për Zelenskyn.
Duke komentuar humbjet njerëzore, Trump tha se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë. Ai theksoi se të dyja vendet kanë humbur shumë njerëz, ndërsa për Rusinë shtoi se është një vend me territor dhe popullsi të madhe.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


