N1: Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin e SNS-së
Milan Radoiçiq është filmuar pranë Danillo Vuçiqit, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, para sallës ku u mbajt tubimi parazgjedhor i SNS-së në Kragujevc, sipas raportimit të N1. Ekipi i…

Milan Radoiçiq është filmuar pranë Danillo Vuçiqit, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, para sallës ku u mbajt tubimi parazgjedhor i SNS-së në Kragujevc, sipas raportimit të N1.
Ekipi i N1 e filmoi ish-nënkryetarin e Listës Serbe para sallës “Jezero”. Sipas të njëjtit medium, Danillo Vuçiq kishte mbërritur në tubim i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese të ndezura.
Radoiçiq mori përgjegjësinë, përmes avokatit të tij, për organizimin e grupit të armatosur që kreu sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023. Në atë sulm u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai është në kërkim nga Interpoli lidhur me sulmin në Banjskë. Urdhërarresti për të dhe 11 persona të tjerë u lëshua në dhjetor të vitit 2023.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


