Pa kategori

Trump mbështet Netanyahun për një mandat tjetër

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë mbështetje të plotë Benjamin Netanyahut për t’u rizgjedhur kryeministër i Izraelit, pak ditë para zgjedhjeve. “Kjo letër shërben si shprehje e mbështetjes sime…

Trump mbështet Netanyahun për një mandat tjetër
Dëgjo artikullin 1 min

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë mbështetje të plotë Benjamin Netanyahut për t’u rizgjedhur kryeministër i Izraelit, pak ditë para zgjedhjeve.

“Kjo letër shërben si shprehje e mbështetjes sime të plotë dhe tërësore për Bibi Netanyahu në garën e tij të ardhshme për t’u rizgjedhur si Kryeministër i Izraelit. Bibi Netanyahu nuk do t’ju zhgënjejë kurrë”, deklaroi Trump në letrën e mbështetjes.

Presidenti amerikan e cilësoi Netanyahun partner për paqen dhe i njohu meritën për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në sulmet ndaj Iranit në shkurt.

Netanyahu e falënderoi Trumpin, duke thënë se së bashku do ta përmbushin misionin.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top