Politikë

Mustafa për gjendjen e ekonomisë: Jeta e qytetarëve po përkeqësohet çdo vit (VIDEO)

Në “DPT te Fidani”, Arben Mustafa kritikoi përgjigjen e qeverisë ndaj rritjes së çmimeve dhe përkeqësimit të standardit të jetesës.

Mustafa për gjendjen e ekonomisë: Jeta e qytetarëve po përkeqësohet çdo vit (VIDEO)
Arben Mustafa në “DPT te Fidani”. Foto: Klan Kosova.
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, kritikoi menaxhimin e ekonomisë nga qeveria gjatë emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Sipas tij, rritja e çmimeve po e rëndon vazhdimisht jetën e qytetarëve, ndërsa masat e ekzekutivit nuk kanë dhënë një përgjigje të qëndrueshme.

Mustafa tha se ky problem vazhdon prej të paktën katër vjetësh dhe kërkon trajtim serioz.

“Cilësia e jetës të qytetarit të Kosovës po degradon çdo vit e më tepër dhe kjo nuk duket që ka të ndalur, për shkak se ne ka të paktën katër vite prej kur po ballafaqohemi me këtë rritje të madhe të çmimeve, por ende nuk e kemi parë një përgjigje serioze apo një tentativë për t’iu përgjigjur seriozisht rritjes së çmimeve”, deklaroi Mustafa.

Ai i cilësoi ndërhyrjet e deritanishme si sipërfaqësore dhe të lidhura me interesa elektorale, në vend të politikave afatgjata që mbrojnë të ardhurat e qytetarëve.

Shikoni deklaratën në video nga emisioni “DPT te Fidani”.

Burimi: Klan Kosova — DPT te Fidani.

Scroll To Top