Bessent: Ekipe në mbarë botën për izolimin ekonomik të Iranit
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi në X se ka dërguar ekipe në mbarë botën për t’u kërkuar shteteve masa për izolimin ekonomik të Iranit. Ai tha se përpjekjet…

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi në X se ka dërguar ekipe në mbarë botën për t’u kërkuar shteteve masa për izolimin ekonomik të Iranit. Ai tha se përpjekjet po japin rezultate, duke përmendur kufizime ndaj kompanive ajrore iraniane.
“Me udhëzimin tim, ekipet janë dislokuar në mbarë globin për t’u angazhuar me shtetet dhe për të kërkuar veprim kundër regjimit iranian”, shkroi Bessent.
Sipas Bessentit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar të gjitha fluturimet e kompanive ajrore iraniane. Ai tha gjithashtu se Turqia dhe Omani kanë ndaluar fluturimet hyrëse të Mahan Air.
“Këto përpjekje po japin rezultate”, shtoi sekretari amerikan, duke i paraqitur kufizimet si pjesë të fushatës së Uashingtonit për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


