BE-ja mbledh Ballkanin Perëndimor në Bruksel më 25 nëntor
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 25 nëntor në Bruksel, me anëtarësimin, reformat dhe integrimin gradual të rajonit në qendër të samitit. Presidenti i…

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 25 nëntor në Bruksel, me anëtarësimin, reformat dhe integrimin gradual të rajonit në qendër të samitit.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e ka cilësuar anëtarësimin e vendeve të rajonit si prioritet dhe investim thelbësor gjeopolitik. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai.
BE-në në samit do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Evropian dhe presidentja e Komisionit Evropian. Takimi synon të rikonfirmojë përkushtimin ndaj perspektivës së anëtarësimit dhe t’i inkurajojë partnerët të përshpejtojnë reformat e të përmbushin zotimet për avancimin drejt BE-së.
Udhëheqësit do të vlerësojnë përparimin në integrimin gradual, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe mundësitë për ta çuar këtë proces përpara.
Në agjendë janë edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe forcimi i qëndrueshmërisë përballë situatës gjeopolitike.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


