Trump lë hapur mundësinë e sulmeve amerikane ndaj Huthëve
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se SHBA-ja do ta shqyrtojë mundësinë e sulmeve ndaj Huthëve së bashku me Arabinë Saudite, pas sulmit në aeroportin e Riadit, por nuk…

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se SHBA-ja do ta shqyrtojë mundësinë e sulmeve ndaj Huthëve së bashku me Arabinë Saudite, pas sulmit në aeroportin e Riadit, por nuk njoftoi një vendim për ndërhyrje.
“Mund ta bëjmë. Do ta shqyrtojmë çështjen. Sapo morëm vesh për sulmin e fundit, ndaj do të marrim një vendim. Ne veprojmë shumë shpejt.”, tha Trump.
Përgjegjësinë për sulmin e morën rebelët Huthi. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dënoi sulmet ndaj Arabisë Saudite dhe konfirmoi se gjatë tyre kishte humbur jetën edhe një shtetas amerikan.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


