Pa kategori

Schieder kundër dhunës në Tiranë, edhe kur vjen nga shteti

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit në Tiranë, duke kundërshtuar dhunën si nga individët që depërtojnë në protesta, ashtu edhe…

Schieder kundër dhunës në Tiranë, edhe kur vjen nga shteti
Dëgjo artikullin 1 min

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit në Tiranë, duke kundërshtuar dhunën si nga individët që depërtojnë në protesta, ashtu edhe nga shteti dhe policia.

“Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, pavarësisht nëse vjen nga individë të dhunshëm që depërtojnë në protesta apo nga shteti dhe policia”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Schieder shprehu shqetësim të veçantë për situatën në Tiranë. Duke iu referuar protestave të të rinjve nga Parisi e Berlini deri në kryeqytetin shqiptar, ai mbështeti kërkesat për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta. Sipas tij, këto kërkesa duhet t’i nxisin qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre, ndërsa arsimi nuk duhet të varet nga mundësitë financiare të prindërve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top