Macron: Ata që plaçkitën do të paguajnë për dëmin
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se personat që plaçkitën gjatë protestave do të paguajnë për dëmin, duke bërë dallim mes kërkesave legjitime të demonstruesve dhe veprimeve të dhunshme. “Të gjithë…

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se personat që plaçkitën gjatë protestave do të paguajnë për dëmin, duke bërë dallim mes kërkesave legjitime të demonstruesve dhe veprimeve të dhunshme.
“Të gjithë ndiejmë zemërim dhe turp. Ata që plaçkitën do të duhet të paguajnë për dëmin, dhe ata që kërkuan të rrëzonin Republikën do të mbahen përgjegjës”, tha Macron në një fjalim kombëtar nga Pallati Élysée.
Presidenti bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi që situata të mos përshkallëzohet. Protestat lidhen me rritjen e çmimeve të karburantit, kostos së jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike, përfshirë shkollat.
Macron tha se prefektët dhe kryetarët e bashkive do të hartojnë masa për mbrojtjen e dyqaneve dhe ndërtesave qytetare. Ai premtoi gjithashtu “transparencë të plotë” për reagimin e policisë ndaj demonstratave.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


