Trump i sugjeroi Zacharias ta rishqyrtonte detyrën e zëdhënëses
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se e kishte inkurajuar Katie Zacharian ta rishqyrtonte detyrën e zëdhënëses, ndërsa New York Times raportoi se ajo ishte shkarkuar pas më pak…

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se e kishte inkurajuar Katie Zacharian ta rishqyrtonte detyrën e zëdhënëses, ndërsa New York Times raportoi se ajo ishte shkarkuar pas më pak se një jave në post.
“Sinqerisht, po të isha në vendin tuaj, do ta rishqyrtoja”, tha Trump, duke rrëfyer bisedën me të. Ai shtoi: “Katie, a ke nevojë për këtë? Nuk mendoj se ke nevojë për këtë”.
New York Times e mbështeti raportimin për shkarkimin në tre persona të njohur me çështjen. Sipas gazetës, as Shtëpia e Bardhë dhe as Zacharia nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Deklarata e Trumpit nuk përmbante një konfirmim të drejtpërdrejtë të shkarkimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


