Ymeri e quan me ironi radion e Policisë “Radio Policia e VV-së”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ka quajtur me ironi radion e paralajmëruar të Policisë së Kosovës “Radio Policia e VV-së”, duke paraqitur një skenar satirik ku kundërshtimi i saj…

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ka quajtur me ironi radion e paralajmëruar të Policisë së Kosovës “Radio Policia e VV-së”, duke paraqitur një skenar satirik ku kundërshtimi i saj ndaj kryeministrit Albin Kurti bëhet shkak për vëzhgimin e lëvizjeve të saj.
Në postimin e saj, Ymeri imagjinon një njoftim të kësaj radioje: “Deputetja nga LDK, Janina Ymeri, ka tejkaluar çdo kufi kundërshtimi ndaj Kryeministrit Kurti.”
Teksti vijon me një paralajmërim të sajuar për vëzhgim të shtuar gjatë udhëtimeve të saj në relacionin Ferizaj–Prishtinë dhe anasjelltas. Në këtë skenar, ajo përmend edhe një padi nga KEK-u dhe atë që e cilëson si linçim online.
Ymeri e sqaron vetë se postimi është ironik. Formulimi për vëzhgimin është pjesë e satirës së saj politike dhe nuk përbën njoftim të Policisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


