Deliu për Specialen: “Aktgjykimi nuk do të na ndalë”
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha në Klan Kosova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar zhgënjim te shqiptarët, por nuk do ta ndalë angazhimin…

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha në Klan Kosova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar zhgënjim te shqiptarët, por nuk do ta ndalë angazhimin e tyre.
“Ne po e ndjejmë edhe peshën e rëndë të këtij vendimi. Aktgjykimi nuk do të na ndalë. Jemi më të përkushtuar se kurrë të angazhohemi”, deklaroi ajo.
Deliu e përshkroi vendimin si një goditje ndaj ndjenjave të shqiptarëve kudo që jetojnë. Duke folur për protestat në Kosovë dhe në diasporë, ajo tha se numri i marshuesve po rritet çdo ditë dhe se pjesëmarrja e tyre po u jep frymëzim.
Sipas deputetes, aktgjykimi ka nxitur një mobilizim të gjerë të shqiptarëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


