Osmani: Bota duhet të dëgjojë për krimet serbe
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që krimet e Serbisë në Kosovë të mbeten në vëmendjen ndërkombëtare. Në një postim për bashkëbisedimin me kolumnistin e The New York Times, Nicholas…

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që krimet e Serbisë në Kosovë të mbeten në vëmendjen ndërkombëtare. Në një postim për bashkëbisedimin me kolumnistin e The New York Times, Nicholas Kristof, ajo tha se për këto krime ende mungon drejtësia.
“Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi”, shkroi Osmani.
Sipas saj, bashkëbisedimi u zhvillua gjatë qëndrimit në Nju-Jork javën e kaluar. Osmani tha se foli për varrezat masive, familjet që presin të mësojnë fatin e të zhdukurve me dhunë, të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe fëmijët e vrarë gjatë luftës.
Ajo akuzoi Serbinë se vazhdon t’i mohojë krimet dhe theksoi se drejtësia për viktimat është parakusht për një paqe të qëndrueshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


