Pa kategori

Ismaili, Vitisë: Largojeni drejtorin e ShSKUK-së

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, i kërkoi ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, të iniciojë shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, gjatë interpelancës…

Ismaili, Vitisë: Largojeni drejtorin e ShSKUK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, i kërkoi ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, të iniciojë shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, gjatë interpelancës parlamentare për mungesën e barnave onkologjike.

“Drejtorin e ShSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty. Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve”, deklaroi Ismaili.

Ai e cilësoi gjendjen në ShSKUK si katastrofale dhe pretendoi se përgjegjësit për keqmenaxhim dhe abuzime me kontratat po mbrohen politikisht.

Ismaili u bëri thirrje deputetëve të veprojnë për largimin e personave që, sipas tij, abuzojnë me paratë publike, pa pritur që reagimi të vijë vetëm pas vdekjes së një pacienteje.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top