De Wever i shkruan Kurtit për mbrojtjen dhe burgjet
Kryeministri belg, Bart De Wever, shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në mbrojtje dhe burgje, në letrën e urimit për mandatin e ri të Albin Kurtit, sipas njoftimit…

Kryeministri belg, Bart De Wever, shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në mbrojtje dhe burgje, në letrën e urimit për mandatin e ri të Albin Kurtit, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.
De Wever vlerësoi bashkëpunimin në polici dhe gjyqësi, si dhe përpjekjet e përbashkëta kundër krimit të organizuar, të cilin e cilësoi shqetësim të madh për të dyja vendet. Ai shprehu gjithashtu shpresën për thellimin e lidhjeve ekonomike, duke u mbështetur te lidhjet njerëzore të krijuara nga diaspora.
Në letër, kryeministri belg përmendi shtimin e kontakteve politike ndërmjet dy qeverive. Ai iu referua takimit me Kurtin në New York në shtator të vitit të kaluar dhe vizitës së ministrit të Jashtëm belg, Prévot, në Prishtinë në prill të këtij viti.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


