Pa kategori
Kuvendi shmang procedurat për Specialen me 89 vota
Kuvendi i Kosovës miratoi me 89 vota pro shmangien e procedurave për shqyrtimin në lexim të dytë të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas propozimit të…

Kuvendi i Kosovës miratoi me 89 vota pro shmangien e procedurave për shqyrtimin në lexim të dytë të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nga komisionet të shqyrtohet menjëherë dhe të vazhdohet me lexim të dytë”, tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu gjatë seancës.
Ky votim lidhet me procedurën e shqyrtimit dhe nuk përbën miratim përfundimtar të ndryshimeve ligjore. Pas votimit të projektligjit, sipas rendit të paralajmëruar të seancës, pritet të zhvillohet votimi për presidentin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


