Pa kategori

Totaj i kujton Daçiqit KFOR-in dhe shtetin e Kosovës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Ivica Daçiq duhet të bindë fillimisht trupat e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe strukturat e shtetit të Kosovës që flamuri serb të valojë…

Totaj i kujton Daçiqit KFOR-in dhe shtetin e Kosovës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Ivica Daçiq duhet të bindë fillimisht trupat e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe strukturat e shtetit të Kosovës që flamuri serb të valojë në Prizren.

Në shkrimin e tij në Facebook, Totaj iu përgjigj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb se një ditë flamuri serb do të valojë në qytet. Me ironi, ai shkroi se Daçiqi ka “ngatërruar hartën e realitetit me playlistën e tij të preferuar të këngëve nostalgjike të dasmave”.

“Në fund të fundit, Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale, progresit dhe aleancave perëndimore”, shkroi Totaj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top