Reuters: Predhat e gomës goditën edhe dy gazetarë në Tiranë
Dy gazetarë të Reuters dhe disa protestues u goditën nga predha gome gjatë përplasjeve jashtë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, sipas raportimit të agjencisë për ditën e pestë të protestave…

Dy gazetarë të Reuters dhe disa protestues u goditën nga predha gome gjatë përplasjeve jashtë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, sipas raportimit të agjencisë për ditën e pestë të protestave ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Reuters raporton se pamjet e saj tregojnë policinë duke qëlluar me armë të gjatë drejt turmës, me atë që dukej se ishin plumba gome. Gazetarët e agjencisë thanë se gjetën saçme gome në tokë dhe se goditjet lanë shenja të rrumbullakëta në trupat e të prekurve.
I pyetur në konferencë për media për përdorimin e këtyre mjeteve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nuk e mohoi përdorimin e tyre. “Të gjitha mjetet që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, përfshirë edhe ato të përdorura së fundmi”, tha ai.
Protestat janë shoqëruar me përplasje, hedhje gurësh dhe zjarrvënie nga protestuesit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji. Policia dhe qeveria kanë dënuar dhunën dhe kanë bërë thirrje për qetësi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


