Propozoi Thaçin për president, Sadiku tregon pse nuk e votoi nismën për Specialen
Thaçin e propozoi për president, por çfarë thotë Sadiku për vendimin e LDK-së për Specialen? Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i cili rreth dy javë më parë propozoi Hashim Thaçin…

Thaçin e propozoi për president, por çfarë thotë Sadiku për vendimin e LDK-së për Specialen?
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i cili rreth dy javë më parë propozoi Hashim Thaçin për president, ka sqaruar qëndrimin e tij pas refuzimit të partisë për t’u përfshirë në nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Sadiku ka bërë të ditur se qëndrimin për votimin e ka shprehur brenda Grupit Parlamentar, por nuk do të votojë kundër vendimeve të LDK-së.
“Mendimin tim për Gjykatën Speciale veç e dini. Për votimin e sotëm, çka kam pasë me thanë, e kam thanë brenda Grupit Parlamentar. Jo, nuk dal me votu kundër vendimeve të partisë së cilës i takoj”, ka shkruar ai në Facebook.
Deputeti ka kritikuar edhe atë që e cilëson si protagonizëm politik për interesa personale brenda partisë.
“Protagonizëm politik në LDK ka pasë boll ndër vite, shpesh për interesa personale. Unë nuk e bëj këtë”, ka shtuar Sadiku.
Reagimi i tij vjen pasi LDK-ja refuzoi të bëhej pjesë e nismës. Sadiku nuk ka treguar se çfarë qëndrimi konkret ka mbrojtur në diskutimet brenda grupit parlamentar.