Politikë

Tentuan t’i arrestojnë djemtë e Thaçit dhe Veselit

Bekim Haxhiu ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Sveçla, duke pretenduar se sonte kanë tentuar të arrestojnë Endrit Thaçin dhe Klestor Veselin, djemtë e…

Tentuan t’i arrestojnë djemtë e Thaçit dhe Veselit
Dëgjo artikullin 1 min

Bekim Haxhiu ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Sveçla, duke pretenduar se sonte kanë tentuar të arrestojnë Endrit Thaçin dhe Klestor Veselin, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Në reagimin e tij, Haxhiu e ka lidhur tentativën e pretenduar me atë që e quan përmbushje të dëshirës së Serbisë.

“Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla sonte kanë dështuar të arrestojnë Endritin, djalin e Hashim Thaçit, dhe Klestorin, djalin e Kadri Veselit, për t’ia plotësuar dëshirën e Serbisë”, ka shkruar ai.

Haxhiu ka pretenduar gjithashtu se, në pamundësi për të arrestuar dy djemtë, janë arrestuar nipat e Hashim Thaçit.

“Turpi dhe lakmia për pushtet e kanë kapluar këtë Qeveri anti-UÇK”, ka përfunduar ai.

Në reagimin e dhënë, Haxhiu nuk ka paraqitur prova për pretendimin se Kurti dhe Sveçla kanë urdhëruar arrestimet.

Scroll To Top